Votimi i Paraguait pro Kosovës në INTERPOL, Serbia ia ndërron ‘mendjen’

Lajme

Votimi i Paraguait pro Kosovës në INTERPOL, Serbia ia ndërron ‘mendjen’

Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:54
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është duke vazhduar propagandën e tij kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka udhëtuar drejt Paraguait, në mënyrë që të kërkojë votën e këtij shteti kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Siç shkruan “Tanjug”, Daçiq, ka thënë se kjo vizitë e tij në Paraguai ishte e një rëndësie të madhe për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe përsëriti se qëndrimi i këtij shteti për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar, edhe pse siç tha ai, Paraguaji është nën presion për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Daçiq tha se vizita në Paraguai ishte e një rëndësie të madhe pasi që është vizita e parë në historinë e marrëdhënieve tona dypalëshe.

“Paraguai është një vend që nuk e njeh Kosovën, por është nën presion të madh dhe në konferencën e fundit kanë votuar për pranimin e Kosovës në INTERPOL. Kjo është arsyeja pse ishte e nevojshme të rivendosnim marrëdhëniet tona”, tha Daçiq.

Sipas Daçiqit, Ministria e Punëve të Jashtme në mënyrë të qartë deklaroi se dyert e Paraguait për pavarësinë e Kosovës dhe të udhëheqjes politike janë të mbyllura dhe se nuk do të ndryshonte qëndrimin e saj.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie miqësore, jo vetëm për shkak të Kosovës, por edhe për të përmirësuar marrëdhëniet tona në të gjitha segmentet”, tha Daçiq.

Paraguai herën e fundit kishte votuar pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL mirëpo, Daçiq ka vendosur se si ta “josh” këtë shtet për të votuar kundër në sesionin e ardhshëm.

Ai ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka nënshkruar marrëveshje për heqjen e vizave mbi pasaportat diplomatike, zyrtare dhe speciale.

Daçiq po ashtu theksoi se pas vizitave të jashtëzakonshme dhe shumë të dobishme në Argjentinë dhe Uruguai, pozita e Serbisë në Paraguai u forcua gjithashtu.

“Mund të themi se nuk do të ketë më raste siç ishte në takimin e fundit të INTERPOL-it”, përfundoi Daçiq në fund të vizitës në Paraguai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat