BE-ja është në anën e Kosovës, mos i prishni marrëdhëniet, porosit Kapitanoviq

Lajme

BE-ja është në anën e Kosovës, mos i prishni marrëdhëniet, porosit Kapitanoviq

Më: 26 mars 2019 Në ora: 13:54
Piero Cristoforo Sardi

Kosova ka dëshmuar se anëtarësimi në BE dhe në NATO është e vetmja alternativë për integrime, mirëpo Kosova vazhdon të përballet me shumë sfida, ndër të cilat është edhe mungesa e liberalizmit të vizave për qytetarët e vendit, edhepse i ka përmbushur kriteret nga BE-ja.

Kështu ka thënë ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, duke shtuar se të rinjtë e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk mund të lëvizin në vendet e BE-së.

Hoxha tha po ashtu se dëmet nga mos marrja e liberalizimit janë edhe në ekonomi dhe fusha tjera. Ministrja e MIE këto komente i bërë në tryezën “Rruga e Integrimit Evropian të Kosovës, një vizion nga Trio e Presidencës së Këshillit të Evropës - Rumania, Finlanda dhe Kroacia” të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Misionet diplomatike të Rumanisë, Finlandës dhe Kroacisë në Kosovë.

Hoxha: Humbjet janë të mëdha nga mosliberalizimi i vizave

“Qytetarët tanë vazhdojnë të mbesin të izoluar, të privuar nga mundësitë e barabarta për zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Kemi raste të panumërta se si të rinjtë tanë kanë humbur mundësitë jetësore në fushën e edukimit, shkencës, kulturës artit dhe të sportit për shkak të mungesës së lëvizjes së lirë. Pra, humbjet janë të mëdha edhe në ekonominë tonë në përgjithësi”, tha Hoxha.

Image

Duke folur për përvojat e Kroacisë në rrugën e gjatë në BE-së, Marija Kapitanoviç, ambasadore e Kroacisë në Kosovës theksoi se nuk është Kosova e vetmja që i kërkohen çështje me rëndësi nga Bashkimi Evropian për procesin integrues. Ajo me këtë rast ka kërkuar nga ligjvënësit dhe institucionet e Kosovës për përmbushjen e reformave të cilat dalin nga Bashkimit Evropian. 

Mirëpo, Kapitanoviq kërkoi nga Kosova që mos t’i prishë marrëdhëniet me BE-në.

Kapitanoviq: Mos i prishini marrëdhëniet me BE, sepse ajo është në anën e Kosovës

“Është fakt që mund të mos pajtoheni për disa çështje me shtetet anëtare në Bashkim Evropian, mirëpo është një rang tjetër i shumë çështjeve të tjera që janë të rëndësishme. Po ashtu mund të mos pajtoheni me disa institucione për disa çështje të politikave, mirëpo prapë se prapë më shumë do të gjeni interesa të përbashkëta. Pra, mos e harroni kjo është shumë me rëndësi. Për këtë arsye është me rëndësi ta informoni publikun, po ashtu është me rëndësi të diskutoni për BE-në në mënyrë më konstruktive , sepse Bashkimi Evropian është në anën juaj”, tha Kapitanoviq.

Image

Edhe ambasadori italian, Piero Cristoforo Sardi tha se Kosova ka një listë të gjatë me kritere para vetes, të cilën e quajti teknike për integrim në Bashkimin Evropian. 

Ambasadori Sardi ka inkurajuar institucionet e Kosovës që ta arrijnë një progres të ngadaltë por të sigurt,  për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Sardi: Kriteret për Kosovën janë teknike, por që ndoshta të mërzitshme

“Është një proces i rëndësishëm, një proces signifikant në fusha të ndryshme të cilat ndoshta janë pak të mërzitshme, por janë shumë teknike. Mirëpo baza e procesit është teknik, është diçka që duhet të bëhet. Është më mirë që të bëjmë një proges sa më të vogël se sa ata të cilët nuk bëjnë asgjë dhe në momentin e fundit mundohen që të tregojnë një progres të madh. Dhe kjo është ajo që ne inkurajoj më institucionet e Kosovës që të kenë progres të ngadaltë”, tha Sardi.

Image

Ndërsa, ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall duke treguar se si shteti i saj është bërë anëtare e BE-së në vitin 1995, tha se çdo shtet që bashkohet në BE-në ka benefite të mëdha. Sipas saj, Kosova është vend i vogël si Finlanda, dhe me fondet e BE-së mund të ketë zhvillim.

Ndërsa, Daniel Onisor shef i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë tha se proceset integruese nuk janë abstrakte. Anëtarësimi i Rumanisë në BE, sipas tij, ka ndikuar në rritjen e GDP-së për shtetin rumun. Onisor shtoi se sivjet me kryesimin e BE-së nga Rumania do të jetë edhe një përparësi shtesë për këtë shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat