Jovanoviq: Qysh nuk morëm asnjë mësim nga bombardimet, politika e gabuar po na çon në ferr

Lajme

Jovanoviq: Qysh nuk morëm asnjë mësim nga bombardimet, politika e gabuar po na çon në ferr

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:17
Çedomir Jovanoviq

Lideri serb Çedomir Jovanoviq i cili e përkrah pavarësinë e Kosovës, ka thënë se është e habitshme se si ende Serbia nuk ka arritur të nxjerr mësime nga bombardimet e NATO’s.

Ai ka thënë se ‘si pasojë e politikës që Serbia ka ndjekur prej viteve 90’ta kulmoi me bombardimin e NATO’s më 1999”.

Ai ka thënë se ‘mitomania për Kosovën” siç  e përshkruan ai atmosferën e shënimit të përvjetorit të bombardimee, është një ikonografi e ngjashme me politikën që ‘e ka dërguar Serbinë në ferr’, shkruan B92.

Jovanoviq ka thënë se në këto data, nuk është e nevojshme asnjë mesazh apo ide e Patriarkut nga Nishi e as ndonjë i Milorad Dodikut ‘sepse mesazhet e tij janë të papërgjegjshme dhe thërasin për luftë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat