Lazanski flet për bombardimet e NATO-s, zbulon detaje të pathëna

Lajme

Lazanski flet për bombardimet e NATO-s, zbulon detaje të pathëna

Nga: F.B Më: 26 mars 2019 Në ora: 21:27
Miroslav Lazanski

Pas publikimit të një raporti të shkallës së goditjeve në shenja gjatë bombardimit të NATO-s, këtë e ka komentuar edhe analisti ushtarako-politik Miroslav Lazanski, duke theksuar se po të zbulohej dhe publikohej shkalla e goditjeve në shenjë tepër e ulët, NATO do pësonte fiasko dhe do ishte tashmë e varrosur, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

Ai thekson se rreth mos suksesit të aksionit të NATO-s në vitin 1999 në Kosovë, dëshmojnë edhe dokumentet sekrete të Pentagonit, ku thuhet se Aleanca për 78 ditë të bombardimeve të ashpra ia doli të shkatërrojë vetëm 5 për qind të sistemeve ushtarake.

“Aksioni ishte i pasuksesshëm. Nuk kemi qëlluar shënjestrat. Serbët kanë bërë një rezistencë të papritur, na kanë befasuar ndonëse ne kishim përgatitje dhe pajisje më të fortë ushtarake”- thuhet ndër tjera në analizat e Pentagonit.

Rreth këtij dokumenti ka folur analisti ushtarak serb Lazanski:

“Shkalla e goditjes së tyre në shënjestër ishte shumë e ulët. Për shembull nga 400 tanksa sa kishim në Kosovë, ata kanë shkatërruar vetëm 14, prej të cilave 5 janë asgjësuar nga minat e UÇK-së, ndërsa tjerat nga sulmet ajrore. Edhe raporti që ka paraqitur Aviacioni ushtarak amerikan ishte po ashtu ishte aq dëshpërues sa që Pentagoni ka vendosur që mos të bëjë publik kurrë. Të gjithë objektet tona fikse ishin të braktisura, kështu që NATO ka goditur objektet e zbrazëta. Një javë para sulmeve ushtria kishte dal në terren” – ka komentuar Lazanski. 

Si dihet sot më herët gjenerali amerikan Herbert Rejmod Makmaster, që tash është këshilltar i presidentit Trump për siguri kombëtare ka sqaruar se "(Slobodan) Milosheviq ka parashikuar sulmet e NATO-s dhe këta hapa dhe me sukses është kundërvënië".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat