Vuçiq: Çka duan nga ne – të pranojmë se jemi kriminel, pastaj çdo gjë është e mundshme

Lajme

Vuçiq: Çka duan nga ne – të pranojmë se jemi kriminel, pastaj çdo gjë është e mundshme

Nga: F.B Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:59
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë  Aleksandar Vuçiq ka theksuar se “është mirë të dihet se ka ndërgjegje se ka njerëz në Serbi që kanë kryer krime, por ajo q ëi pengon është teprimi dhe pritjet nga Serbia që ajo të pajtohet, që se jemi kriminel pastaj të bisedojmë për të tjerat” ka thënë ai në intervistën në “TvHappy” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se në Prishtinë është miratuar ligji për kompensim të grave viktima të dhunës seksuale për të cilat shqiptarët e Kosovës në Këshillin e Sigurimit kanë thënë se janë 20 mijë viktima.

"A e dini sa gra janë paraqitur? Do të paraqiteshin ndoshta më shumë për të marr para e jo kaq pak. Nëse kemi parasysh se disa nga ato kanë vdekur, disave  edukimi nuk ju lejon që të paraqiten, ndërsa janë paraqitur vetëm 250 nga ato 20 mijë kinse", tha Vuçiq.

Është mirë të dihet se ka njerëz në Serbi që kanë kryer krime. "Edhe ne i hetojmë, por nuk mund të teprohet. Kur Haradinaj flet për këtë, shikoni qiellin edhe pyetni a është e mundur,.e të mos flasim si iu kanë zhdukur dëshmitarët ", thotë ai.

Kur kësaj i shtohet edhe mbajtja e ligjëratave morale." Por unë nuk mund të përballoj se vetëm duan të flasin për këtë, që të dihet s ene jemi kriminel dhe kur të pranojmë, atëherë mund të bisedojmë për gjërat tjera. Për këtë jemi më të sulmuarit në regjion ", thotë Vuçiq.

Ai shprehet se është I edukuar që duhet të hakmerret për atë që i është bërë familjes në luftën e dytë botërore dhe kjo po ndodh tani tek tjerët.

"Serbët janë fajtor për gjithçka dhe çfarëdo porosie të dërgoni Zagrebit, Sarajevës, Prishtinës ajo atyre nuk ju intereson. Iu intereson që Serbia të jetë e dënuar. Veton Surroi, që është intelektual thotë: 'Super është Folksvageni në Serbi, por së pari të pranoni Kosovën në këta kufij dhe asgjë tjetër", ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat