Iniciativa e te rinjve: Shainoviq te kekroj falje per krimet e luftes ne Kosove

Lajme

Iniciativa e te rinjve: Shainoviq te kekroj falje per krimet e luftes ne Kosove

Nga: F.B. Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:06

Iniciativa e të rinjve për drejta të njeriut ka kërkuar sot nga Nikolla Shainoviq, që Tribunali i Hagës e ka dënuar për krime lufte që të kërkoj falje viktimave dhe të filloj të flas për përgjegjësinë personale në vend që të mohoj veprat e kryera, shkruan “Beta” transmeton, “Bota Sot”.

" Përfaqësuesit e lartë të lëvizjeve dhe partive politike, institucionet shtetërore dhe publike, shërbimet tjera, mediat dhe shoqatat në muajt e fundit kanë intensifikuar fushatën e promovimit dhe legjitimimit të të kriminelëve të luftës në Serbi ", kanë thënë në Iniciativën e të rinjve.

Ky reagim erdhi pas intervistës së Shainoviq në RTS, ku është prezantuar si “akterë i kohës s bisedimeve në Rambuje”. Iniciativa thekson në gjatë emisionit është potencuar se ai ishte i dënuar për krime lufte, por nuk është bërë pyetje për përgjegjësinë e tij për krimet ndaj viktimave civile në Kosovë.

"Shainoviq nuk është kronist por i dënuar si kriminel lufte, ndërsa pranai e tij në një servil publik si RTS përbënë problem, është dashur të pyetet për përgjegjësinë individuale në krime. Çdo gjë përbënë mos pranim të krimit dhe përqeshje ndaj viktimave në bashkëpunim mes RTS dhe Shainoviq ", thuhet në kumtesën e Iniciativës.

Në kumtesë nënvizohet se ai ishte pjesë e tribunës në “Në mbrëmjen e kuftës 20 vjet më pas” si dhe është paralajmëruar pjesëmarrja në 28 mars do mbaj ligjëratave në Verbas "Slobodan Millosheviq dhe sfidat e krizës jugosllave ".

Nikolla Shainoviq është ish nënkryetari i qeverisë së SRJ, të cilin Haga e ka dënuar me 18 vjet burgim për krime ndaj njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës në Kosovë në vitin 1999.

Pasi ka mbajtur dy të tretat e burgimit në vitin 2015 është kthyer në Beograd dhe është anëtar i Këshillit Qendror të SPS.

"Mbështetja dhe promovimi i kriminelëve të luftës në politikë dhe ligjërata është promovim i krimeve të kryera. Kriminelët e luftës nuk janë heronjtë tanë dhe duhet të heshtin, që të flitet për viktimat ", vlerësojnë në Iniciativën e të rinjve për drejta të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat