Vulini përsëri sulmon NATO-n: Agresioni i tyre ishte krim i rëndë kundër Serbisë - Bota Sot
Vulini përsëri sulmon NATO-n: Agresioni i tyre ishte krim i rëndë kundër Serbisë

Lajme

Vulini përsëri sulmon NATO-n: Agresioni i tyre ishte krim i rëndë kundër Serbisë

Nga: F. B. Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:27
Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes serbe Aleksandar Vulin ka thënë se “të mëdhenjtë dhe të fuqishmit nuk janë në gjendje të pranojnë gabimin, agresioni i NATO-s nuk ishte gabim por krim i rëndë kundër Serbisë dhe popullit të saj”, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Ai shtoi se i vjen keq që NATO nuk ka guxim të thotë se bombardimet e Jugosllavisë ishin gabim nëse jo krim i rëndë. “ishte krim” tha ai në koment të deklaratës së Stoltenbergut se "bombardimi nuk ishte drejtuar kundër popullit".

“Sekretari i NATO-s ka thënë se bombardimi i Serbisë ndodhi për të ndaluar kolonat e refugjatëve. Kolonat e refugjatëve u nisen pas bombave të NATO-së, jo para tyre. Ikja dhe kolonat e refugjatëve janë pasoja e bombave të NATO-së, sipas kësaj logjike duhet bombarduar edhe Kosova dhe Kroacia prej nga janë shpërngulur nga 250 mijë njerëz. Nuk kam dëgjuar se dikush u bombardua për ata” ka thënë Vulin.

Agresioni sipas tij  ishin krim ndaj të drejtës ndërkombëtare, gjë që ndryshoi botën.

 “Pas këtij krimi asgjë nuk ishte si ka qenë. Më vjen keq që nuk kanë guxim të pranojnë këtë krim, këtë gabim dhe nganjëherë kur dëgjoi se thonë se ju vjen keq nga civilët, pse nuk ju vjen keq nga ushtarët edhe policët tanë” ka thënë Vulin duke pyetur kush ka drejtë të vras policë edhe ushtar në një vend sovran për shërbimin në territorin e vendit të vetë.

Më pas ai shkaktoi se “A janë jetët e pjesëtarëve të brigadës raketore 250 më pak të vlefshëm vetëm pse kanë bartur uniformë ? Shpresoj se një ditë do gjejnë forcë që të pranojnë se agresioni i NATO-së ishte krim i rëndë dhe të shprehin keqardhje për secilën viktimë, secilin civil, polic edhe ushtar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat