Ky është gazetari tjetër britanik pro-rus që bën propagandë kundër Kosovës - Bota Sot
Ky është gazetari tjetër britanik pro-rus që bën propagandë kundër Kosovës

Lajme

Ky është gazetari tjetër britanik pro-rus që bën propagandë kundër Kosovës

Më: 28 mars 2019 Në ora: 18:19
Marcus Papadopoulos

Në nëntor të vitit 2017, gazetari Marcus Papadopoulos u bë lajm në mediat britanike. Ai ishte parë në darkë me Jeremy Corbyn, liderin opozitar britanik dhe kryetarin e Partisë Laburiste.

Gazetari Papadopoulos njihet si promovues i propagandës ruse.

Gazeta britanike “The Times” shkruante aso kohe se Papadopoulosit duhet t’i hiqet akreditimi si gazetar në Britani të Madhe.

Alison McGovern dhe John Woodcook nga Partia Laburiste akuzonin Papadopoulosin si person i propagandës ruse dhe iraniane.

Marcus Papadopoulos, 39 vjeçar, kishte akreditim për qasje në Parlamentin britanik si redaktor i revistës Politics First, një revistë me tirazh 1000 copë.

Ky i ashtuquajturi gazetar e proklamon vetën edhe si ekspert për Rusinë dhe ish Jugosllavinë, si dhe komentator për situatën në Siri dhe politikën britanike. Ai jeton në Londër dhe ka shtetësi britanike.

Së fundi, Marcus Papadopoulos është marrë edhe me Kosovën. Ai në një postim në llogarinë e tij në Tëitter e ka quajtur Republikën e Kosovës si “Republika e Heroinës”. Sipas tij, në Kosovë ekziston trafikim i drogës, njerëzve, armëve dhe organeve.

Ai në fund të këtij postimi e ka shënuar me ‘hashtag’ Kosova është Serbi.

Një propagandë e tillë anti-Kosovë duhet t’i nxisë organet shtetërore të Kosovës që këtë të ashtuquajturin gazetar ta shpallin person “non grata” (të padëshiruar) në vendin tonë.

Të kujtojmë se më 11 mars, Kosova e shpalli “non grata” gazetarin tjetër britanik, Graham Phillips, i cili nga Prishtina e pati quajtur UÇK-në organizatë terroriste, shkruan Ballkani.info.

Vendimin për shpalljen e Graham Phillipsit person i padëshirueshëm në vendin tonë u mor nga Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Atij nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë për të paktën 10 vjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat