Vulin akuzon rëndë udhëheqjen e Kosovës: Kërcënimi kryesor për sigurinë vjen nga Kosova

Lajme

Vulin akuzon rëndë udhëheqjen e Kosovës: Kërcënimi kryesor për sigurinë vjen nga Kosova

Nga: F.B Më: 28 mars 2019 Në ora: 21:31
Aleksandar Vulin

"Pa asnjë dyshim, kërcënimi kryesor i sigurisë për Serbinë është kërcënimi që lansohet nga hapësira e Kosovës nga terroristët e padënuar që sot drejtojnë institucionet e administratës së përkohshme në Prishtinë", ka deklaruar ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin sot në Kuvendin Popullor, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Plotësisht të pa parashikueshëm, që janë në liri jo se janë të pafajshëm, por se dëshmitarët e vrasjeve të tyre janë vrarë. Kushtëzimi politik, taksat, incidentet e shpeshta, sulmet ndaj serbëve dhe nxitja e konflikteve janë kërcënimi më i madh për Republikën e Serbisë, Serbinë në tërësi dhe serbët që jetojnë në Kosovë dhe kudo që serbët jetojnë”, ka thënë Vulin.

Sipas Vulin, e gjithë politika e udhëheqjes shqiptare është në nxitjen e incidenteve, konfliktit, pas të cilave Serbia do akuzohej për përdorim të forcës edhe do ftoheshin fuqitë e mëdha dhe mbrojtësit e fuqishëm.

“Kjo është politika  e tyre dhe çfarë do që bëjnë e bëjnë të nxisin përdorimin e forcës nga ana e Serbisë, ushtrisë së saj, policisë dhe strukturave të sigurisë, pas të cilave do ankohen dhe kërkojnë ndihmë dhe përsëri të fusin fëmijët e huaj në luftë për qëllime të veta. Në fund fundit çfarë mund të pritet nga terroristët e padënuar”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat