Profesori që kërkon të suspendohet Ministria e Arsimit dhe Shyqiri Bytyçi

Lajme

Profesori që kërkon të suspendohet Ministria e Arsimit dhe Shyqiri Bytyçi

Nga: N.Sh Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:05
Shyqiri Bytyçi

Profesor dr. Binak Maxharraj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që të suspendohet Ministria e Arsimit, dhe ministri Shyqiri Bytyçi të japë dorëheqje si i paaftë, pasi nuk është në gjendje të kontrolloj sistemin e arsimit në Kosovë.

Maxharraj, propozon se, kompetencat e Ministrisë së Arsimit të kalojnë në SBASHK me në krye Rrahman Jasharin, pasi kjo sindikatë, sipas tij, po tregohet më e fuqishme sesa Ministria e Arsimit.

Lexojeni postimin e plotë:

TE SUSPENDOHET MINISTRIA E ARSIMIT SI E PA NEVOJSHME.

Haptas kërkoj qe Ministria e arsimit të Republikës së Kosovës te suspendohet dhe Ministri i saj Shyqiri Bytyçi te jep dorëheqje si i pa aftë, sepse nuk është ne gjendje te kontrolloi sistemin e arsimit ne Kosovës.

Poashtu haptas kërkoj që te gjitha kompetencat e Ministrisë së Arsimit te kalojnë ne SBASHK ne krye me Rrahman Jasharin, pasiqë kjo sindikatë e arsimit ka dalë mbi Ministrinë, po tregohet me e fuqishme se Ministria, nuk i përfillë dekretet e kësaj Ministrie, banë çfarë te dojë me arsimin në Kosovë, bane protesta kur te donë, humbë me dite orët e mësimit kur Ministria nuk, po guxon as vrr me i ba.

Fatkeqësisht ky është realiteti i hidhur në arsimin tonë ku nuk dinë kush pinë e kush paguan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat