Shkon te dentisti për të hequr dhëmbin, vdes fëmija 13 vjeç

Lajme

Shkon te dentisti për të hequr dhëmbin, vdes fëmija 13 vjeç

Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:12
Benjamin Tyler Bryant

Duhet t'i hiqnin një dhëmb me operacion në spital, por ndërhyrja nuk shkoi siç duhet dhe një fëmijë vetëm 13 vjeç, gjeti vdekjen.

Ngjarja e rëndë u shënua në pranë klinikës dentare të spitalit universitar të Padovas, në Itali.

Viktima është 13-vjeçari Benjamin Tyler Bryant, me baba amerikan dhe nënë italiane, i cili duhej ti nënshtrohej një procedure rutinë, por duket se gjërat u përkeqësuan keq.

Vogëlushi gjeti vdekjen si pasojë e një arresti kardiorespirator, pikërisht teksa ndërhyrja dukej se po shkonte si jo më mirë.

Situata doli nga kontrolli në pak çaste dhe ekipi e kishte të pamundur që ta shpëtonin.

Fëmija kishte probleme me dhëmbët dhe ishte kuruar edhe më parë, teksa një muaj para ngjarjes tragjike të kësaj të mërkure, kishte bërë një tjetër ndërhyrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat