Daçiq ka “votat e sigurta” për bllokim të pranimit të Kosovës në Interpol

Lajme

Daçiq ka “votat e sigurta” për bllokim të pranimit të Kosovës në Interpol

Nga: F.B Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:05
Ivica Daçiq

“Kam biseduar edhe me shumë vende që kanë pranuar Kossovën rreth shqyrtimit të vendimit t tyre, por për këtë flasim kur të ndodh” ka thënë ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë Daçiq e bëri pas vizitave në Argjentinë, Urugvaj, Paraguaj, Guetamala dhe Nikaragua, duke shprehu kënaqësinë se ka “votat” e sigurta që është shumë me rëndësi pasi Kosova ka parashtruar kërkesën për pranim në Interpol.

“Si do thoshim ne politikanët këto janë vota të sigurta, Janë miqtë tanë me të cilët duhet të zhvillojmë raporte në të ardhmen. Jam shumë i kënaqur me rezultatet e vizitave” ka thënë Daçiq përmes kumtesës së ministrisë.

Daçiq ka thënë se kërkesa e Kosovës për pranim do të shqyrtohet në fund të vitit në konferencën që mbahet në Kil, për këtë Serbisë i duhen votat.

“Kam biseduar ne shumë shtete që kanë njohur Kosovën rreth shqyrtimit të vendimit të tyre, por për këtë kur ajo të ndodh flasim” tha ai.

Në margjina të Samitit të Asociacionit të shteteve të Karaibeve (ACS), Daçiq dhe presidenti i Kubës në bisedën miqësore janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Presidenti i Kubës ka shprehur gatishmërinë për vizitë Serbisë në të ardhmen.

Asociacioni i shteteve të Karaibeve ka 25 shtete nga regjioni I Amerikës së mesme dhe jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat