Shkrimtari italian Serxho Romano: Pavarësia e Kosovës gabim, politika e NATO-së e dëmshme

Lajme

Shkrimtari italian Serxho Romano: Pavarësia e Kosovës gabim, politika e NATO-së e dëmshme

Nga: F.B Më: 31 mars 2019 Në ora: 12:46
Serxho Romano

"Bombardimi ishte gabim politik dhe nuk duhej dënuar një vend që nuk e ka merituar, si kam thënë përherë se pavarësia e Kosovës është gabim " ka thënë teoricienti politik Italian Serxho Romano, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

"Edhe në rastin e parë edhe në të dytin janë shpërdoruar mundësitë tjera ", ka thënë shkrimtari, gazetari dhe historiani komunist italian.

Romano, që në korrik mbush 90 vjet thekson se Serbia kur bëhet fjalë për politikë nuk duhet ndërtuar ardhmërinë në nostalgji.

"Serbia sot ka një rrugë përpara e ajo është hyrja në BE, q ëmë duket më e mira, ndërsa zgjidhja pa kujtuar të shkuarën. Duhet të ecet dhe shikohet në ardhmëri, që duhet të jetë pozitive për vendin ", mendon ai.

Romano shton se tash as ShBA as Evropa nuk mund të kthejnë të kaluarën dhe të pranojnë se kanë gabuar.

"Pavarësia e Kosovës nuk mund të shpërfillet, duhet të bëhet çdo gjë q ëtë krijohet klima pozitive e jetës së përbashkët në atë hapësirë. Viktimizim duhet të ketë në të dy palët dhe atë ditë që Serbia bëhet pjesë e BE-së, jam i sigurt do të ketë zë të besueshëm në union dhe autoritet ", thotë se Serbia do të ketë më shumë autoritet se Kosova në BE.

Ai shprehet se kupton miqësinë e Serbisë me Rusinë, përherë ka qenë kundër politikës që kishte parashenjë kundër rus, si dhe politikës së NATO-së.

"Kur përmendet Rusia dhe NATO kam shkruar shumë herë se politika e NATO-së është  negative, e dëmshme. NATO nuk është lidhje politike ajo është lidhje ushtarako-politike që shërben për përgatitjen dhe udhëheqjen e luftërave ", ka thënë Romano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat