Radojeviq: Situata në Kosovë vetëm në dukje është e qetë

Lajme

Radojeviq: Situata në Kosovë vetëm në dukje është e qetë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:48
Milan Radojeviq

Zëvendësministri në dorëheqje i Ministrisë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Milan Radojeviq, ka thënë në televizionin publik të Serbisë se situata e sigurisë në terren, në Kosovë, është tjetër nga ajo që thuhet në raportet zyrtare.

Sipas tij, situata vetëm në dukje është e qetë ndërsa retorika e ngritur është sfida më e madhe.

"Por jemi larg saj nëse e shikojmë terrenin. Viti i kaluar ka qenë më i vështiri në decenien e shkuar – vrasja e Oliver Ivanoviqit, arrestimi i Marko Gjuriqit, ndërhyrja në Mitrovicë, pastaj taksa“, citon rts të ketë thënë Radojeviq.

Ka shtuar se pos sfidave të sigurisë, serbët në Kosovës kanë presione institucionale dhe ekonomike.

"Serbët gjenden në bllokadë ekonomike dhe nën sanksione. Kjo vërehet në katër komunat serbe në veri. Në Graçanicë është problemi tjetër: Po bëhen përpjekje për ndryshimin e strukturës etnike. Në Novobërdë janë shpeshtuar vjedhjet e bagëtive”, ka thënë zëvendësministri në dorëheqje.

Ka potencuar se gjatë gjashtë muajve të fundit janë evidentuar më shumë se 100 sulme ndaj të kthyerve serbë. Me arrestimin e Marko Gjurqit, Radojeviq ka thënë se hetimet policore kanë përfunduar dhe ato janë dërguar në Prokurori.

Ai nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e Daut Haradanajt se ata që e kanë arrestuar Gjuriqin meritojnë dekoratë.

"Nëse meritojnë dekoratë... nuk kam koment. Departamenti amerikan i Shtetit në Raportin për të drejtat e njeriut në Kosovë e ka theksuar në mënyrë të veçantë këtë rast dhe ka kërkuar që hetimet të kryhen deri në fund. Meriton epilog", ka thënë Radojeviq.

Duke folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ai ka theksuar se gjithë rastin e ka marrë Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Drejtoria e Policisë së Kosovës. "Policia nga veriu i Kosovës nuk ka rol në këtë rast”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat