Marketet po “maskojnë” produktet e Serbisë me flamuj të shteteve tjera

Lajme

Marketet po “maskojnë” produktet e Serbisë me flamuj të shteteve tjera

Më: 31 mars 2019 Në ora: 20:31
Ilustrim

Prej kur është vendosur taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka obliguar të gjitha dyqanet në Kosovë që të vendosin flamuj me origjinën e produkteve, krahas çmimit të tyre. Mirëpo, një gjë të tillë nuk po e bëjnë të gjitha marketet në vend.

Raste të mosrepsketimit të vendosjes së flamujve krahas produkteve, janë lajmëruar shumë shpesh nga qytetarët, prej ku është duke u praktikuar kjo gjë.

Lexues të Gazetës kanë dërguar fotografi të produkteve të firmës “Magi”, e cila prodhohet në Serbi, ndërkaq në tri markete të ndryshme janë vendosur flamuj të ndryshëm për të njëjtat produkte.

Në një market në Prishtinë, përkrah çmimit të supës është vendosur flamuri i Sllovakisë, në një market tjetër ai i Kroacisë, dhe vetëm në njërin prej marketeve është vendosur saktë flamuri i Serbisë, prej nga edhe vjen ky produkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat