Ministri Bytyqi priti një delegacion nga qeveria tajvaneze

Lajme

Ministri Bytyqi priti një delegacion nga qeveria tajvaneze

Nga: Z.B Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:32
Foto nga takimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, priti një delegacion nga Zyra përfaqësuese e Taipeit në Hungari, të kryesuar nga Andreë Y. Chang, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërkombëtarë të Ministrisë së Arsimit, në veçanti me vendet të cilat kanë praktika të mira në arsim, përcjell “Bota sot”

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Ministris së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MAShT), ka bërë të ditur se, ministri Bytyqi ka shprehur gatishmërinë e tij për krijimin e mundësive të bashkëpunimit, sidomos në fushën e arsimit të lartë dhe mundësinë e shfrytëzimit të bursave nga studentët dhe profesorët.

Ndërsa, përfaqësuesi i delegacionit, z. Chang tha se, qeveria tajvaneze me vite ka ofruar bursa për studentët kosovarë, duke kërkuar me këtë rast që të rinjtë të jenë të mirëinformuar në lidhje me këto bursa.

Chang tha se dëshiron që shteti i tij të ndihmojë Kosovën në fushën e inxhinierisë kompjuterike, duke qenë se ka një përvojë të mirë në këtë fushë.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat