Ministri Lluka tregon në Bukuresht problemet që Serbia po ia shkakton Kosovës

Lajme

Ministri Lluka tregon në Bukuresht problemet që Serbia po ia shkakton Kosovës

Më: 1 prill 2019 Në ora: 17:09
Foto

Në këtë takim ministri Lluka i ka bërë të ditura problemet që Serbia po ia shkakton Kosovës, të cilat po pengojnë lidhjen e Kosovës me Europë dhe rajon.

“Dua të ngris një çështje e cila jo vetëm që është relevante në implementimin e projektit të lidhjes së tregjeve mes Shqipërisë, Italisë Malit të Zi dhe Shqipërisë (AIMS), por është një kusht paraprak për rregullimin e tregut rajonal”, ka thënë ministri Lluka.

“Ashti siç e dini, Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë në takimin e fundit ka konkluduar “shkelje të rëndë të vazhdueshme” nga ana e Serbisë në lidhje me menaxhimin e kongjestionit të aplikuar në interkonektivitetin e Kosovës. Një konkluzë e tillë, nëse nuk korrigjohet, hyn në efekt në Qershor të këtij viti”.

Konsumatorët e Kosovës kanë mbajtur barrën e tarifave më të shtrenjta të importit si shkak i barrierave dhe të drejtave ekskluzive të pjesëmarrësve Serb në treg të cilët mund të operojnë në tregun e Kosovës”.

“Në lidhje me bashkimin e tregjeve, Kosova është duke punuar me Shqipërinë në projektin Ballkani Perëndimor 6 (WB6). Projekti ka avancuar dhe së shpejti presim të themelojmë shkëmbimin e energjisë me Shqipërinë e cila do të administrojë këto dy tregje të bashkuara”.

“Në pikëpamjen tonë, ky projekt duket të konsiderohet si hap i parë në bashkimin e tregjeve të AIMS që në këtë rast duhet të përfshijë edhe tregun e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat