Vuçiq: “Kadia të akuzon, kadia të dënon”

Lajme

Vuçiq: “Kadia të akuzon, kadia të dënon”

Nga: F.B Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:09
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar për “TV Prva” transmeton “Bota Sot” se do dëshironte që “Serbia më shumë të lobonte për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Deri më tani kjo nuk është bërë”.

Vuçiq ka ritheksuar se “Serbia është e gatshme të dëgjoj propozimet e njerëzve të mençur, por në këtë moment nuk sheh zgjidhje për vazhdimin e dialogut.

I pyetur të komentoj vendimin e EULEX-it që rastet të ia dorëzojë drejtësisë së Kosovës, Vuçiq shkurt ka thënë se: " Këtu nuk ka çfarë të shtohet. Kadia të akuzon, kadia të dënon. Kjo është e gjitha, çfarë kemi mundur të presim dhe asgjë më shumë ", tha ai.

Vuçiq është ndërlidhur edhe në temën e publikuar më herët se Qeveria e Serbisë ka angazhuar zyrën për lobim rreth çështjes së Kosovës, që më pas është demantuar, Vuçiq ka nënvizuar se “nuk ka asnjë marrëveshje për lobim. Kam biseduar për këtë në Qeverinë e Serbisë, pyetja ishte nëse duam që të nisim procedurën e arbitrazhit lidhur me taksat, por ato ishin vetëm bisedime, nuk ka marrëveshje” tha ai.

Ndërsa në pyetjen nëse do të donte që Serbia sikurse Kosova të investonte mjetet material për lobim në lidhje me çështjet me rëndësi të veçantë, Vuçiq ka theksuar se “Do të donte që Serbia të investonte para kur bëhet fjalë për lobimin në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat