Palmer: Është koha për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Lajme

Palmer: Është koha për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Më: 3 prill 2019 Në ora: 17:08
Matthew Palmer

Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të shmangin hapat që e bëjnë kompromisin të vështirë.    

“Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe nuk krijon paqëndrueshmëri në asnjë vend apo rajon. Ne do të shqyrtojmë seriozisht çdo marrëveshje që i plotëson këto kushte”, tha Palmer.

Ai theksoi se SHBA mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve thelbësore për aspiratat e tyre evropiane.

“Ne inkurajojmë të dyja palët që të udhëheqin plotësisht procesin, të reduktojnë retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive drejt marrëveshjes. Serbia dhe Kosova janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme, asnjëra palë nuk do të jetë në gjendje për të ecur përpara, pa marrëveshjen e normalizimit të plotë”, tha Palmer.

Ai përsëriti se SHBA sheh Serbinë dhe Kosovën si dy shtete sovrane që kanë nevojë për të marrë vendime në interesin e tyre më të mirë.

“SHBA mbetet e angazhuar për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe partneritetin me Kosovën dhe Serbinë”, tha Palmer, shkruan gazeta serbe Danas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat