Daçiqi i “vogël” shpreh cinizmin me britanikët: Këshilloj qytetarët që mos të shkojnë në Britaninë e Madhe

Lajme

Daçiqi i “vogël” shpreh cinizmin me britanikët: Këshilloj qytetarët që mos të shkojnë në Britaninë e Madhe

Nga: F.B Më: 4 prill 2019 Në ora: 09:22
Ivica Daçiç

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj kumtesës së ambasadës së Britanisë së Madhe, ku këshillohen qytetarët e saj që mos të udhëtojnë në veri të Kosovës për shkak të krimit, ka theksuar se iu tërheq vërejtjen qytetarëve të Serbisë që mos të udhëtojnë në atë vend, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”

Me këtë rast ministri Daçiq sot deklaroi se pas kumtesës së britanikëve se edhe ai i këshillon qytetarët e Serbisë të mos udhëtojnë në atë vend, për shkak të jo stabilitetit sepse atje aktualisht ka një kaos të madh politik.

"Nëse (qytetarët) kanë ndonjë mundësi tjetër, ju rekomandoj që mos të shkojnë atje sepse do të jenë në rrezik për shkak të protestave të përditshme. Me qëllim jam cinik sepse kur dikush krahas terroristëve, vrasësve dhe kriminelëve në Prishtinë flet se ka krim në veri, kjo është gënjeshtër. Sigurisht ka por nuk ka më shumë se në Prishtinë, duke filluar nga tregtia me organe deri tek krimet e luftës, mënyrë kjo me të cilën financohen mafia shqiptare që është kryesorja në atë të njëjtën në Britani të Madhe", ka thënë ai për RTS. 

Sipas tij kjo mund të shikohet edhe nga ana politike dhe të shtrohet pyetja pse tash flitet për veriun.

"Prishtina është e vëmendshme se gjërat nuk i shkojnë për dore dhe gjërat po shkojnë drejt marrëveshjes, ndërsa ata marrëveshje nuk duan dhe e konsiderojnë si humbje në raport me atë që kanë arritur dhe ajo është shpallja e pavarësisë dhe për këtë investojnë gjithçka që të bllokohet marrëveshja", ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat