Serbia dërgon në abritrazh çështjen e taksës nga Kosovën

Lajme

Serbia dërgon në abritrazh çështjen e taksës nga Kosovën

Nga: F.B Më: 4 prill 2019 Në ora: 09:45
Ilustrim

Beogradi po shqyrton mundësinë që të nis procesin e arbitrazhit për shkak të taksës që ka vendosur Kosova ndaj mallrave serbe në nëntorin që shkoi, duke shkelur marrëveshjen CEFTA, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ky opsion është në tavolinë që nga 25 shkurti, kur janë bërë 90 ditë nga dorëzimi i kërkesës së Qeverisë së Serbisë, që ka dërguar kërkesën formale sekretariatit të CEFTA-s, për konsultime direkte në kuadër të komitetit të përbashkët. Në momentin e dorëzimit të kerkesës kryeministrja Brnabiç ka paralajmëruar nisjen e procesit të arbitrazhit nëse nuk zgjidhet çështja brenda muajit.

Rreth kësaj mësohet se ka pasur takime edhe konsultime me ekspertë të brendshëm edhe të jashtëm, në mënyrë që nëse vendoset për arbitrazh të përgatitet strategjia. Edhe presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën se qeveria po zhvillon bisedime në angazhimin e një zyre të avokaturës në rastin e arbitrazhit për shkak të shkeljes së marrëveshjes CEFTA nga ana e Prishtinës.

Ende nuk dihet si do të duket kërkesa e Serbisë për nisjen e procesit të arbitrazhit, sikurse nëse do kërkohet kompensim për dëmin e shkaktuar nga taksat. Shtrohet pyetja a do të jetë kjo iniciativë vetëm e Beogradit apo e përbashkët me BiH pasi edhe ajo është nënshkruese e CEFTA-s.

Zvonko Gobeljiç nga Instituti Ekonomik, ka thënë se CEFTA ka dëshmuar se nuk ka mekanizëm dënimi të anëtarëve për shkeljen e marrëveshjes, ndonëse kjo nuk ka ndodhur deri tash kur u vendos taksa nga Prishtina.

“Në raport me zgjidhjet tjera, më e mira do të ishte që Prishtina të ndalojë dhe heq taksën për mallrat serbe dhe kjo mund të bëhet përmes rrugës diplomatike dhe Komisionit Evropian, organizatës botërore tregtare dhe të bëhet presion në shqiptarët që të ndalojnë të shkatërrojnë atë që është ndërtuar nga CEFTA. Arbitrazhi është zgjidhje, gjykata në atë rast do merrte në konsiderim informatat në lidhje me rastin.

Gobeljiç tha se vendimi i gjykatës së Arbitrazhit është obliguese:

“Vetë arbitrazh është një proces i gjatë dhe i papërcaktuar edhe në lidhje me zhdëmtimin, Serbia mund të kërkoj por ka shans të vogël të arrihet ajo”, tha  Gobeljiç.

Serbia ka përmbush të gjitha rregullat e CEFTA-s dhe në nëntor ka kërkuar zgjidhje për taksat dhe është treguar racionale, ndërsa në takimin e komitetit të përbashkët në përpjekje të zgjidhjes përfaqësuesit e Kosovës dhe Shqipërisë kanë braktisur mbledhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat