Vuçiq: Taksat i kanë sjellë popullaritet të madh Haradinajt

Lajme

Vuçiq: Taksat i kanë sjellë popullaritet të madh Haradinajt

Më: 4 prill 2019 Në ora: 13:50
Vuçiq dhe Haradinaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Beogradi dhe Prishtina janë larg “një det” nga vazhdimi i dialogut, i cili varet, siç tha më së shumti nga Prishtina dhe presioni i amerikanëve.

“Kam frikë se ky presion nuk është mjaft i fortë, veçanërisht pasi që tarifat kanë sjellë popullaritet të madh Ramush Haradinajt," tha Vuçiq në programin "Pa hezitim" të kanalit YouTube "Pa censurë", në një bisedë që për momente kaloi në polemikë të drejtpërdrejtë ndërmjet  Vuçiq dhe gazetarit, transmetojnë mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat