Rrëfimi i Uliks Fehmiut: Kthehesha në shtëpi, ia dhashë adresën taksistit: “U bre sa urrej këtë adresë, këtu jeton ai ‘shqiptari’”, unë i them: Atë e kam baba

Lajme

Rrëfimi i Uliks Fehmiut: Kthehesha në shtëpi, ia dhashë adresën taksistit: “U bre sa urrej këtë adresë, këtu jeton ai ‘shqiptari’”, unë i them: Atë e kam baba

Nga: F. B. Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:36
Uliks Fehmiu

Në fund të vitit të tretë të Akademisë, grupi i fundit i ortakëve të mijë shkuan. Asokohe nisi “revolucioni” dhe unë kam filluar të mendoj për largim.

Vera e parë në të cilën nuk kemi shkuar në Kroaci në deti ishte viti 1991. Në atë verë kemi qenë në Ibiza dhe qysh atëherë kemi menduar që të kërkojmë viza amerikane në ambasadën në Barcelonë, por ishte festë, ambasada ishte e mbyllur dhe jemi kthyer në Beograd.

Dhe asokohe më ka pritur një nga ofertat e para filmike– „Bulevardi i  revolucionit“, ka thënë në rrëfimin e madh për revistën “Nedeljnik” transmeton “Bota Sot”, aktori Uliks Fehmiu, duke kujtuar si ishte “ajo kohë” kur lëshoi vendin.

Në ndërkohë siç ka thënë u mbyllën kufijtë dhe ai mbeti në Serbi dhe nisën të vijnë ftesat për ushtri dhe stërvitje ushtarake.

"Shkuan nga Beogradi, Rade Sherbexhia dhe Haris Burina. Një natë kur po kthehesha me taksi me një shok dhe dy shoqe nga lokali 'Nane'. Kur i kam thënë taksistit adresën ka thënë: 'U bre çka urrej atë adresë!' – 'Pse?', e pyeta. 'Po aty jeton ai ‘shqiptari’, nënën ia q….a, mbase është zhvendosur në Kosovë.' Unë i them: 'Atë e kam baba', ndërsa ai: 'Au, ja m..i!'.

Por në jetën time kjo nuk ishte asgjë e re. Nuk kam shkuar për këtë. Nuk kam dashur të shkoj në ushtri, në asnjë ushtri nuk kam dashur të shkoj. Shokët e mijë u nisën në Amerikë me bukëpjekësin. Më kanë pyetur për ndihmë dhe Bekimi më ka dhënë pak para që të të ia dërgoj. Ashtu që jam bërë pjesë e asaj furre deri sa akoma isha këtu ", ka rrëfyer ndër tjera Uliks Fehmiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat