Analistët serbë: Pse Londra frikësohet nga veriu i Kosovës?

Lajme

Analistët serbë: Pse Londra frikësohet nga veriu i Kosovës?

Nga: F.B. Më: 5 prill 2019 Në ora: 09:45
Mitrovica

Pak ditë para vrasjes së Oliver Ivanoviqit në janarin 2018, Departamenti i Shtetit po ashtu ka tërhequr vërejtjen për shtetasit e vetë që udhëtojnë në Kosovë që të jenë “të kujdesshëm për shkak të terrorizmit”, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.

Nuk kemi këshilluar që të iket udhëtimi në të gjithë Kosovën, por vetëm në veri, kanë sqaruar në ambasadën britanike në Prishtinë duke demantuar shkrimet e mediave se duhet të shmanget e gjithë Kosova. Ndërsa veriu sipas tyre është, i rrezikshëm për shkak incidenteve të dhunshme dhe krimit të organizuar dhe rrezikut që ato paraqesin”, prandaj nuk duhet udhëtohet atje nëse nuk është e domosdoshme.

“Forin office” përkujtojmë me 25 mars lëshoi kumtesë ku iu tërhiqet vërejtja qytetarëve të vetë që mos të udhëtojnë në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë veri. Me arsyetimin se protestat në ato zona "kanë potencial që të bëhen të dhunshme”, andaj “duhet pasur kujdes nëse shihen turma dhe trazira politike”. Si vend i rrezikshëm përmendet ura mbi Ibër në Mitrovicë, ndërkohë që thonë se në Mitrovicën veri ka pasur “incidente dhe hedhje e shpërthime të bombave”. Terroristët si thuhet do mund sulmojnë Kosovën, por në rastet më të shpeshta vizitat mund të bëhen pa probleme.

Ndonëse kjo është si alarm, thuajse vërejtje të njëjtë ka bërë edhe departamenti i shtetit amerikan se duhet të shmanget veriu për shkak të protestave qytetare dhe terrorizmit të mundshëm. Sipas tyre kërcënimi nga terrorizmi ndërkombëtar është I njëjtë me vendet tjera.

Vërejtjet britanike edhe amerikane janë përputh me kohën e mbajtjes së ushtrimeve të njësive special policore të Maqedonisë veriore, Shqipërisë dhe Kosovës me emërtimin “rrufeja e Ballkanit perëndimor” në kazermën “Gjorgje Petrov.

Vërejtjet në terrorizmin kriminal në veri të Kosovës kanë nxitur reagime në Beograd. Ivica Daçiq ka thënë se kjo mund të jetë vërejtje për incidente të përmasave më të mëdha. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që këtë ta bëjnë “njerëz me mendje të butë” që ushtarakisht të marrin veriun. “Përderisa në Prishtinë keni një pushtet kriminal, që akuzon veriun e Kosovës se atje është selia e krimit, kjo nxit dyshime për incidente kriminale, nëse ndokujt i bie ndërmend që me ushtri të merret veriu” ka thënë ai.

Ndërkohë kryetari i Këshillit i Kosovës në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun thotë se vërejtja është porosi politike që veriu të paraqitet në dritën negative që të arsyetohen aksionet e mundshme të Prishtinës përfshirë edhe aksionet e dhunshme. “Nëse ata dinë, duhet të na njoftojnë sepse secili destabilizim është kërcënim për ekzistencën e serbëve në Kosovë”, tha Drecun.

Historiani Nemanja Staroviç për “Politika” ka vlerësuar se një lloj këshillimi I tillë është i zakonshëm për vendet tjera si është ShBA dhe Britania. „Por këtu bie në sy se janë veçuar katër komuna në veri të Kosovës, që është jo e zakonshme pasi ka një situatë të paqëndrueshme. Procesi bisedues është ndërpre  qe 5 muaj duke humbur atë paqen që ka qenë mbi 8 vjeçare. Kjo vërejtje duket shqetësuese dhe të nënkuptohet se po përgatitet ndonjë hap i njëanshëm i Prishtinës”, thotë Staroviç se paraqitja e veriut si oazë e krimit është larg të vërtetës shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat