Daçiq: “Albright dhe Clinton në Prishtinë – do të shoh Trump kush frenon kompromisin”

Lajme

Daçiq: “Albright dhe Clinton në Prishtinë – do të shoh Trump kush frenon kompromisin”

Nga: F.B Më: 5 prill 2019 Në ora: 23:24
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka reaguar në njoftimin për ftesën e pushtetit në Prishtinë për ish-zyrtaret e larta amerikane Hillary Cllnton dhe Medlin Albright në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se "sinqerisht beson që ky hap i drejtueses së ish-administratës amerikane që ende është në konfrontim me presidentin amerikan Trump, atij do i bëhet e ditur….kush pamundëson kompromisin dhe zgjidhjen e dyanshme të pranueshme ".

Daçiq ka thënë se Hillary Clinton ishte rival i shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump në zgjedhje për president në 2016, ndërsa Abirght ka udhëhequr Departamentin e Shtetit në kohën e presidentin Bill Clinton.

Nikoqir të këtyre dy zonjave amerikane do të jenë presidentët e institucioneve të Kosovës - Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli, Atifete Jahjaga, dhe ai aktual Hashim Thaçi.

"E para sikur bashkëshorti i së dytës kanë udhëhequr agresionin ndaj vendit tonë që kishte qëllim ndarjen e dhunshme të Kosovës. Sinqerisht besoj se dy figurat e administratës së kaluar që ende janë në kundërshtim  me presidentin Trump, atij do I bëhet e ditur se me këtë akt mbrojnë politikën e aktit të kryer 20 vite pas përfundimit të luftës, pamundëson të arrijmë te kompromisi dhe zgjidhja dyanshëm e pranuar ", tha Daçiq.

Ky medium shkruan se pushteti I Prishtinës në dy dekadat e shkuara në mënyra të ndryshime kanë shpreh falënderimin ndaj familjes Clinton, ashtu që një butik mban emrin “Hillary”, ndërsa burrit të saj i është ngritur një shtatore 6 metra e lartë në qendër të qytetit, duke quajtur edhe bulevardin me emrin Bill Clinton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat