Çmenden serbët: Midis shëtitores në Novi Sad parulla “Vojvodina Republikë” dhe “Kosova nuk është Krime”

Lajme

Çmenden serbët: Midis shëtitores në Novi Sad parulla “Vojvodina Republikë” dhe “Kosova nuk është Krime”

Nga: F.B Më: 6 prill 2019 Në ora: 08:59
Ilustrim

Organizata “Vojvodina e re” në profilin e saj në instagram ka vendosur foto me grafitë që janë shkruar në shëtitoren në Novi Sad.

Me shkronja me ngjyrë të bardhë në shëtitore janë shkruar disa parulla ndër të cilat “Kosmet, Vojvodina, Serbia – Rusia, Sevastopolj, Krime”, ndërsa përgjatë saj është shkruar “Vojvodina Republikë”

Ndërkohë në profilin e organizatës është shkuar edhe më larg duke shkruar se “As nuk është Kosova krime, as Vojvodina Sevastopolj, as nuk është kjo Rusi”

Kjo organizatë edhe më herët është e njohur me aksione të ngjashme, si bie fjala në nëntor të vitit që shkoi, ku në Sheshin e Republikës në Novi Sad ka shkruar emërtimin “Sheshi i Republikës së Vojvodinës”, vetëm një ditë pasi presdienti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte bërë përurimin e lapidarit të mbretit Petër të parë Karagjorgjeviq në 100 vjetorin kur Vojvodina iu bashkua Serbisë pas luftës së parë botërore.

Ky veprim dhe këto grafitë kanë çmendur opinionin serb, të cilët kanë kërkuar nga organet e rendit ndërmarrjen e masave të nevojshme në zbulimin dhe ndalimin e kryesve të kësaj vepre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat