Lazanski: Kosova mbështet financiarisht vizitën e Hilary Clinton dhe Madeleine Albright

Lajme

Lazanski: Kosova mbështet financiarisht vizitën e Hilary Clinton dhe Madeleine Albright

Më: 7 prill 2019 Në ora: 17:44
Miroslav Lazanski

Analisti ushtarako-politik Miroslav Lazanski ka deklaruar se institucionet e Prishtinës do mbështesin financiarisht vizitën e Hilary Clinton dhe Madeleine Albright në Kosovë, shkruan “B92” një shkrim të “Alo”,  transmeton “Bota sot”.

“Nuk vijnë kot ato dyja, dihet sa kushton ardhja e tyre” ka thënë Lazanski në paralajmërimin e vizitës së Clinton dhe Allbrajt me 12 qershor në përvjetorin e hyrjes së NATO-së në Kosovë.

Ai ka vlerësuar se Clinton, për dallim nga Allbrajt nuk është direkt përgjegjëse për bombardimin e Jugosllavisë.

“Vendimi i Clintonit që të bëhet agresion dhe bombardim në Jugosllavi pjesërisht ishte të kthehet vëmendja e opinionit amerikan nga afera Levinski, por shkaqet janë shumë më thellë dhe më serioz”, ka nënvizuar Lazanski.

Sipas tij Ollbrajt është direkt përgjegjëse:

“Propozimi i parë në marrëveshjen e Rambujesë, që nuk kishte aneksin B, Prishtina e pat refuzuar dhe më pas ajo pas hedhjes poshtë të atij ankesi që ishte i papranueshëm për secilin shtet, i ka thënë Thaçit se duhet të pranojnë, sepse Serbia do të bombardohet nëse nuk pranon”– përkujton Lazanski.

Lidhur me ngjashmërinë  bombardimeve në vitet 1941 dhe 1999, Lazanski ka thënë se të dy aksionet sipas të drejtës ndërkombëtare janë krim ndaj paqes sepse nuk ka pasur shpallje të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat