Selimi: Serbisë kurrë nuk do t’ia falim krimet që i kanë bërë

Lajme

Selimi: Serbisë kurrë nuk do t’ia falim krimet që i kanë bërë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 19:16
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka kujtuar të rënët në fshatin Polac, në 20 vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka thënë që Serbisë kurrë nuk do t’ia falim krimet që i ka bërë  ndaj shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Në nderim dhe përkujtim të të rënëve të fshatit Polac, në 20 vjetorin e vrasjes se tyre nga forcat serbe.

Polaci ashtu si e gjithë Drenica dhe Kosova e kanë paguar shumë shtrenjtë lirinë.

Serbia ka bërë shumë krime ndaj shqiptarëve, krime të cilat kurrë nuk do t’ia falim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat