Rot: Ka rënë interesi i BE-së për Ballkanin perëndimor

Lajme

Rot: Ka rënë interesi i BE-së për Ballkanin perëndimor

Nga: F. B. Më: 7 prill 2019 Në ora: 22:45
Mihael Rot

“Në BE mund të jetojmë sigurt dhe stabil vetëm nëse bëjmë për siguri, stabilitet dhe pajtimin regjional në Ballkanin  perëndimor”, ka thënë për DW Mihael Rot, sekretari shtetëror në Ministrinë e jashtme gjermane, përcjell “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Edhe me tutje kam përshtypje se ka rënë interesi strategjik I BE-së dhe shumë anëtare të BE-së për Ballkanin perëndimor”, tha Rot, duke shtuar se kjo është problematike dhe më shqetëson sepse ne në BE mund të jetojmë sigurt dhe në stabilitet, vetëm nëse bëjmë më shumë për siguri, stabilitet dhe pajtim regjional në Ballkan.

Rot për DW nënvizoi se “gëzon fakti se ka partner në BE që në emër të gjithëve njohin rëndësinë strategjike” të këtij regjioni duke menduar në Bullgarinë. Zyrtari gjerman Rot ishte pjesë e delegacionit të presidentit gjerman Frank-Valtera Shtajnmajer që të enjten qëndroi në Sofje. Gjatë vizitës Shtajnmajer falënderoi angazhimin e Bullgarisë ndaj fqinjëve që ende nuk janë në BE.

Social-demokrati Rot mendon se është me rëndësi “të ngritet shikimi” i BE-së në regjion me porosi të qartë: “Nuk lëmë njerëzit e Ballkanit perëndimore në baltë, posaçërisht procesin e transformimi në rrugën e BE-së, që është i rëndë. Po shohim të rinj që lënë atdheun dhe vijnë në Gjermani sepse në Ballkan nuk shohin perspektivën”.

Në të njëjtën kohë Rot për DË  thotë se “nuk duhet të ketë lëshime politike” në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës, respektimin e drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit. “Bashkimi Evropian nuk është në radhë të parë treg i përbashkët as projekt ekonomik por bashkësi e vlerave”, shtoi ai.

Gjermani do të kryesoj BE-në në gjysmën e dytë të këtij viti, ndërsa Rot shpreson angazhim të madhe në Ballkanin perëndimor. “Natyrisht jemi të robëruar me tema tjera. Njëra është “Brexit” që kushton shumë kohë edhe energji. Prandaj është me rendësi që Ballkani mos të lihet pas dore si temë”, përfundoi  Mihael Rot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat