Çoviq: Serbëve në Kosovën veriore po i përgatitet një e keqe

Lajme

Çoviq: Serbëve në Kosovën veriore po i përgatitet një e keqe

Nga: F.B. Më: 8 prill 2019 Në ora: 10:03
Mitrovica

Ish-shefi i trupit koordinues për Kosovë, Nebojsha Çoviq mendon se serbëve në veri të Kosovës ‘po i përgatitet e keqja’, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

“Pushteti në Prishtinë me mbështetje të mentorëve të jashtëm planifikojnë të përmbyllin sovranitetin në gjithë territorin e Kosovës”.

Çoviq në një tekst autorial përkujton se sivjet ka dy jubile: 70 vjetori i NATO-së dhe 20 vjetori i bombardimeve në Jugosllavi, ku u bë presion i madh të pranohet marrëveshja e normalizimit të raporteve, si kanë menduar fuqitë e mëdha dhe të rezultoi me njohjen reciproke.

"Me këtë do pastrohej krimi i ShBA-ve, Britanisë dhe NATO-së i bërë me bombardimin e SRJ duke vendosur jashtë shumë viktima dhe dëme material të kryera me atë rast", shton Çoviq.

Ai përkujton kumtesën e KFOR-it për legjitimitetin e forcave shqiptare në komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe.

Ai mendon se institucionet e larta serbe urgjentisht duhet dërgojnë notë proteste sekretarit të NATO-së dhe qeverive anëtare të aleancës.

"Ky hap është i domosdoshëm sepse Prishtina përgatit shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së – çlirimit, ka grup organizativ për këtë dhe pret “mbretëreshat nënë” të projektit të Kosovës - Medlin Ollbrajt dhe Hilari Klinton, me gjasë edhe familjen Bler", thotë ish nënkryetari i qeverisë së Serbisë.

Ai tërheq vërejtjen se pushtetit në Prishtinë i duhet një hap i zëshëm që ka peshë, duke parë përpjekjet e Britanisë dhe Gjermanisë që i paraqesin komunat në veri si kriminale dhe deklaratat e kreut të KFOR-it për të përmbyllur “sovranitetin” në gjithë territorin e Kosovës.

Çoviq shton se në këtë hap kanë tërhequr vërejtjen bashkëpunëtoret e presidentit Tramp dhe duhet kuptuar seriozisht, pasi edhe në këshillin e NATO-së në biseda jo zyrtare armiqtë e aleancës janë përmendur Rusia, Kina dhe Donalt Tramp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat