Daçiq u ligjëron studentëve francezë, Kosovën e krahason me Kataloninë

Lajme

Daçiq u ligjëron studentëve francezë, Kosovën e krahason me Kataloninë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 13:49
Ivica Daçiq

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic në një paraqitje para studentëve nga Franca ka thënë se nuk mund të ndahet një pjesë e një territori dhe pavarësisht ta shpallë pavarësinë pa marrëveshje me shtetin prej të cilit dëshiron të ndahet, duke i porositur që t’i përcjellin ngjarjet në Spanjë.

Ivica Dacic anëtarët e ogrganizatës studentore “BBE-Bourgogne Balkan Express” të Fakultetit të shkencave politike Sciences Po në Paris u ka thënë se krahas ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit, me çka, sipas tij, po e mbrojnë të drejtën ndërkombëtare, qëllim strategjik ka anëtarësimin në BE.

Dacic ka thënë se 13 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe pret “që ky trend të vazhdojë”.

Dacic u ka thënë studentëve francezë se Prishtina është ajo e cila po e pengon dialogun, me taksën të cilën e ka vënë për prodhimet serbe, transmeton RTS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat