Ivica Daçiç thotë se tregimi i Kosovës për njohjen e 116 vendeve është gënjeshtër

Lajme

Ivica Daçiç thotë se tregimi i Kosovës për njohjen e 116 vendeve është gënjeshtër

Nga: F.B. Më: 9 prill 2019 Në ora: 10:14
Ivica Daçiç

Problemi më i madh në raport me Prishtinë është si të gjendet zgjidhje e përhershme që do të ishte në interes të dy popujve që jetojnë në Kosovë ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq në bisedë me shoqatën “Bisedimet afariste të Berlinit” në Berlin, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Sipas tij prioritet i Serbisë është anëtarësimi në BE, ndërkohë që ka shprehur bindjen se Serbia do të mund të i shpreh mirëseardhje njërit ndër kompanitë më të mëdha botërore në industrinë e automobilave.

Daçiq ka theksuar se është evidente se i takojmë Evropës dhe qëllimi ynë është që sa më parë të jemi anëtar i plotë e BE-së.

“Ka shumë sfida dhe probleme, disa janë në vetë regjionin tonë, disa janë në BE”, ka thënë Daçiq.

Nga ana tjetër në vendet e regjionit ka një lodhje nga tregimi i zgjerimit dhe pritjeve sepse kjo paralajmërohet me vite e dekada.

Problemi më i madh është raporti me Prishtinën

“Si të gjendet një zgjidhje e përhershme edhe përgjegjëse që do të jetë në interes të dy popujve që jetojnë në Kosovë. Dëshira jonë është të gjendet kompromisi, mirëpo Prishtina sikur nuk është e përkushtuar në këtë dhe ata mendojnë se nuk ka nevojë për kompromis, përkatësisht ata para dhjetë viteve kanë shpall shtetësinë dhe kanë mbështetje të perëndimit dhe nuk kanë nevojë për kompromis”, tha ai.

Daçiq shprehet se me gjithë atë situata nuk është ashtu, për ato vite të shpalljes ata nuk arritën të përmbyllin pavarësinë.

“Nuk janë pjesë e OKB-së, anëtar i OSBE, Këshillit të Evropës dhe nuk mund të hyjnë në BE sepse 5 vende ende nuk e kanë njohur. Tregimi se janë njohur nga 116 vende është gënjeshtër dhe sa flasim me ato vende me të cilat Serbia nuk ka fol shihen problemet që kanë ata me njohjen e Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat