Simiç: Konsultime me Vuçiqin, shpallja e zgjedhjeve “provokim” i ri i Prishtinës

Lajme

Simiç: Konsultime me Vuçiqin, shpallja e zgjedhjeve “provokim” i ri i Prishtinës

Nga: F.B. Më: 9 prill 2019 Në ora: 10:34
Igor Simiç

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç ka deklaruar sot se përfaqësuesit e Listës do të takohen me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave në veri të Kosovës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Ai ka theksuar se në takimin që do zhvillohet do të diskutohet rreth hapave të mëtutjeshëm dhe qëndrimit rreth zgjedhjeve për kryetar të komunave, që siç dihet patën dhënë dorëheqje pas vendosjes së taksave ndaj mallrave serbe.

"Ne si përherë do të konsultohemi me zyrtarët e lartë në Beograd dhe do marrim vendimin në harmoni me interesin e popullit serb në Kosovë", tha Simiç.

Sipas fjalëve të tij, pas takimit me Vuçiq në Beograd, Lista Serbe do kumtoj qëndrimin rreth zgjedhjeve. Simiç e quan “provokim” të Prishtinës shpalljen e zgjedhjeve, po thekson se populli serb është “unik edhe më i fortë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat