Gjilas akuzon Vuçiqin për tentim të fillimit të luftës qytetarë në Sebri

Lajme

Gjilas akuzon Vuçiqin për tentim të fillimit të luftës qytetarë në Sebri

Nga: F.B. Më: 9 prill 2019 Në ora: 11:28
Aleksandar Vuçiq

Mbrëmë në Novo Varosh është mbajtur protesta “1 nga 5 milionë”, në të cilën ka fol edhe një nga themeluesit e Lidhjes për Serbinë Dragan Gjilas, ku ka akuzuar Vuçiqin se “dëshiron të fus Serbinë në luftë qytetare”, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

“Në pushtet kemi njeriun që shtyn Serbinë në dhunë dhe në luftë nëse do kishte me kënd, por pasi nuk ka, atëherë me rrahjet dhe panikun e zakonshëm dëshiron që Serbinë ta fus në luftë qytetare, ka thënë Gjilas.

Ai në protestën e mbrëmshme ka theksuar se në protestat anekënd Serbisë nuk ka pasur asnjë lloj dhune, ndonëse regjimi bënë çdo gjë që protestuesit të i paraqes si nxitës dhe dhunues. Në të njëjtën kohë kemi kriminelin në Brus, Grocken që është organizues i djegies së shtëpisë së gazetarit  dhe kreu i komunës rrah qytetarët midis kabineti.

“Kjo shkallë e çmendurisë është e tmerrshme”, vlerësoi Gjilas dhe shtoi se pushteti në mënyrë konstante nxit qytetarët në njëri-tjetrin vetëm pse mendojnë ndryshe.

“Ndaloni të na ndani, të gjithë jemi qytetarë të këtij vendi”. ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat