Kurz: Përparimi në dialog është rast i mirë për regjionin

Lajme

Kurz: Përparimi në dialog është rast i mirë për regjionin

Nga: F.B Më: 9 prill 2019 Në ora: 18:19
Sebastian Kurz

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka vlerësuar se përparimi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës do të ishte hap i rëndësishëm jo vetëm për të dy palët por edhe rast për këtë regjionin.

Kurz në konferencën me gazetarë me kryeministrin malazez Dushko Markoviç ka thënë se do ta gëzonte nëse ka zhvillime në dialogun që ka rëndësi edhe për vendet e regjionit.

Austria dhe Mali i Zi kanë raporte të shkëlqyeshme bilaterale, ndërsa mali i Zi ka potencial ekonomik.

"Austria është investuesi më i madh në Malin e Zi. Shoh potencial të mirë dhe mundësi për avancimin e shkëmbimit ekonomik por edhe investime shtesë", ka thënë Kurz.

Ai ka thënë se Austria gjatë kryesimit të BE do të mbështes Malin e Zi në rrugën evropiane në hapjen e kapitujve tjerë.

Mali i Zi deri tash ka hapur 32 kapituj , prej të cilëve 3 i ka përmbyll.

Kurz në lidhje me rrugën evropiane të Malit të Zi ka thënë se: "Në BE ka disa vende që janë të përmbajtura nga zgjerimi në Ballkanin perëndimor, por Vjena zyrtare po përpiqet të ndikoj të ndryshoj atë vetëdije".

Kryeministri Markovip ka falënderuar Austrinë për mbështetjen dhe raportet e shkëlqyera, por potencoi mundësin por avancimin e tyre në të gjitha fushat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat