Dy vjet më parë, në Mal të Zi vepronin 250 kompani turke, ndërsa sot ka më shumë se 2.000, shumica e tyre në bregdet.
Sipas kryetarit të Shoqatës së biznesmenëve dhe investitorëve turq në Malin e Zi, Ertac Gungor, interesimi për të investuar nga ana e biznesmenëve turq nga dita në ditë po rritet, ndërsa interesimi më i madh është për ndërtimtarinë.
"Në radhë të parë është ndërtimi, pastaj turizmi, ndërsa sektorët e tjerë janë në vendin e tretë. Ne nuk jemi duke u fokusuar vetëm në sektorët, por duke synuar hapjen e fabrikave më të mëdha dhe zvogëlimin e numrit të të papunëve", tha Gungor.
Gungor gjithashtu tha se ka informata se dy kompani turke janë të interesuara për aeroportet e Malit të Zi.