Drogohet për 25 vjet: Nga hunda i binin copa mishi

Lajme

Drogohet për 25 vjet: Nga hunda i binin copa mishi

Më: 9 prill 2019 Në ora: 21:58
Ian Higginson

Ian Higginson (44) nga Manhattan shpenzonte deri në 1.000 funte në javë për kokainën.

Ai thotë se është i pastër sot, dhe hoqi dorë nga droga pasi nga hunda filloi t’i binte mishi.

“Jam i pastër për një vit. E dija më herët se droga po shkatërronte shëndetin tim, por thjesht vazhdoja të merrja drogë”, thotë ai.

Kokaina ishte pjesë e jetës së tij qëkur ishte i ri dhe e mori për 25 vjet.

Manchester Evening News shkruan se Higginson ka punuar si stjuard dhe shpesh fluturonte në Karaibe, raporton Mirror.

 “Në vende si Xhamajka, ka kudo kokainë. Kam takuar tregtarët vendas dhe më pas përshkallëzova varësinë time. Kur nëna ime vdiq, ajo më la shtëpinë. E shita dhe i shpenzova gjysmën e parave për kokainë. Droga ka shkatërruar të gjitha lidhjet e mia të mëparshme”, pranon Ian, i cili në vitin 2016 përfundoi në spital.

"Nga hunda ime binin copa mishi. Në spital më thanë se kisha inflamacion të trurit dhe se mund të kisha tumor, por hunda ime ishte aq e dëmtuar sa nuk ishin të sigurt nëse kisha kancer apo jo. Ata gjetën se unë isha alergjik ndaj kokainës dhe se për këtë hunda ime po shkatërrohej”, shton Ian.

Ai sot punon në një ndërmarrje funeralesh dhe është në lidhje me vajzën Emma. 

“Varshmëria ime ishte si burg. Tash kur kam hequr dorë nga droga, ndihem i lirë”, tregon Ian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat