Vuçiq takohet sot me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Lajme

Vuçiq takohet sot me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:17
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të takohen sot në Beograd me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Takimi do të mbahet në orën 12 në Pallatin “Srbija”, pas të cilit planet janë planifikuar prononcime për media.

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë të martën se në takim do të konsultohen me kreun e shtetit serb për zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e komunave në veri të Kosovës.

“Ne do të konsultohemi gjithmonë me Beogradin zyrtar dhe do të marrim vendime në përputhje me interesin e popullit serb në Kosovë “, tha ai.

Sipas tij, pas takimit me Vuçiqin në Beograd, Lista Serbe do ta bëjë të ditur qëndrimin në këto zgjedhje.

Simiq tha se thirrja e zgjedhjeve është “provokim i Prishtinës, por gjithashtu sipas tij populli serb do të jetë “edhe më unik dhe më i fortë”.

Presidenti Hashim Thaçi ka shpallur të martën zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitroivcë Veriore.

Kryetarët e këtyre komunave ka katër muaj që dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie ndaj taksës 100% për mallrat serbe dhe arrestimit të disa personave që dyshohen të kenë gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Partitë që do të synojnë të marrin nën udhëheqje 4 komunat e veriut kanë rreth 1 muaj kohë që të fillojnë përgatitjet për fushatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat