Lazanski thotë se nëse shqiptarët ndërhyjnë në veri të Kosovës - perëndimi do të “shkundë” Serbinë

Lajme

Lazanski thotë se nëse shqiptarët ndërhyjnë në veri të Kosovës - perëndimi do të “shkundë” Serbinë

Nga: F.B Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:44
Miroslav Lazanski

Në një intervistë në televizionet serbe, analisti ushtarak –politik Miroslav Lazanski ka thënë se nëse shqiptarët ndërhyjnë në veri të Kosovës- perëndimi do të “shkundë” Serbinë, përgjigja ndaj Serbisë do të jetë se nuk kemi asgjë në letër rreth kësaj, ndonës ata kanë premtuar gojarisht këtë, shkruan “Expreso” transmeton “Bota Sot”.

Gazetari dhe analisti Lazanski ka thënë se “ekziston opsioni që shqiptarët të formojnë ushtrinë dhe me të te, në mënyrë të qetë apo të dhunshme të ndërhyjnë në veri të krahinës”.

“Ju na keni premtuar se ushtria nuk do të hyj në veri” ka thënë Lazanski duke përmendur reagimin që do vinte nga Serbia, ndërsa perëndimi do thotë “ me pyetje, a kemi diçka të nënshkruar në letër”.

Përgjigja e Serbisë do jetë jo nuk kemi asgjë në letër, por na keni premtuar gojarisht.

“E dini ne kemi mashtruar rusët dhe Gerbaçovin, mundemi edhe juve” do thonë nga perëndimi thotë Lazanski.

Ai shprehet se Uashingtoni duhet të marr parasysh interesat tonë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat