Spekulimet e medieve serbe: Plani i Prishtinës zgjedhjet, trazirat dhe hyrja e njësive RSU në veri?

Lajme

Spekulimet e medieve serbe: Plani i Prishtinës zgjedhjet, trazirat dhe hyrja e njësive RSU në veri?

Nga: F.B Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Me shpalljen e zgjedhjeve për krerët e komunave në veri të Kosovës, Prishtina po përpiqet të destabilizoj situatën dhe serbët, me çka shfaqet rreziku i protestave dhe dhunës, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.

Në të vërtetë nëse Lista Serbe për të cilën në zgjedhjet e kaluara kanë votuar 90 për qind e votuesve serb, i bojkoton zgjedhjet e majit, sipas këtij mediumi kjo mund të shkaktoj ndërhyrjen e njësive RSU në veri të Kosovës, për çka Prishtina do fajësonte serbët lokale dhe Beogradin.

Ndërhyrjen policore në veri Prishtina do të shfrytëzonte edhe për marrjen e “Trepçës” dhe kalimet administrative kufitare dhe gjithë atë që kanë ushtruar njësitet speciale kohëve të fundit në Maqedoninë Veriore do të realizohej praktikisht në terren, shkruan “Politika”.

Ky medium përkujton se kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës kishin dhënë dorëheqje pasi pushteti në Prishtinë ka vendosur taksat 100 për qind ndaj mallrave serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat