Ja vendimi i serbëve për zgjedhjet në komunat serbe

Lajme

Ja vendimi i serbëve për zgjedhjet në komunat serbe

Nga: F. B. Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:35
Gjuriqi dhe Lista serbe

Serbët e Kosovës kanë marr vendim që të dalin në zgjedhje për kryetar të komunave në veri të Kosovës, kjo është kumtuar pas takimit të përfaqësuesve politike me presidentin Vuçiq në Beograd, shkruan “B92” transmeton, “Bota Sot”.

Ky vendim është marr si thuhet në kumtesë, që shqiptarët me o,1 për qind të popullatës të mos marrin kontrollin në veri.

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka thënë se personalisht më shumë ka dashur që përfaqësuesit e Listës Serbe të marrin pjesë në zgjedhje për komunat në veri. Ndërsa drejtori i Zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë Marko Gjuriq ka thënë se populli serbe dhe përfaqësuesit e saj nuk do lejojnë që shqiptarët në metoda politike dhe metoda tjera të marrin veriun e Kosovës.

Gjuriq theksoi se serbët nuk duhet lejuar që me pengimin e kandidatëve të vetë të ju lejohet shqiptarëve të marrin në kontroll komunat në veri.

Ai ka theksuar se rreth veprimeve të mëtutjeshme do vendoset pas takimeve që do mbaj presidenti Vuçiq me krerët e lartë botëror: Si Gjinping, Putin, Merkel, Makron dhe në maj të merret vendimi rreth pjesëmarrjes në institucionet e Prishtinës.

Gjuriq ka thënë se me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës është arritur marrëveshja që në periudhën e ardhshme të dilet me listën unike dhe mos të lejojnë përfaqësuesve shqiptarë të bëjnë ndonjë ndarje mes popullit serbe.

"Qoftë kjo mes serbëve në veri por edhe mes serbëve në gjithë Kosovën, përpjekje këto që bëjnë institucionet e Prishtinës”, ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat