U tha se është kundër Pavarësisë së Kosovës, reagon Demo Berisha: Janë shpifje

Lajme

U tha se është kundër Pavarësisë së Kosovës, reagon Demo Berisha: Janë shpifje

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:49
Demo Berisha

Kryetari i Amzës së Shqiptarëve me seli në NoviSad, ka reaguar lidhur me artikujt se ai është kundër Pavarësisë së Kosovës.

Këtë demant e ka bërë përmes një shkrimi, përmes së cilit, lajmet se ai është kundër Pavarësisë së Kosovës i ka quajtur si artikuj të sponsorizuar nga nga antishqipëtarët vetëm për të denigruar emrin e tij.

“Shpifjet denigruese që nga formimi i shoqatës Amëza Shqiptare në Serbi me seli në NoviSad nga një grup entuziast në vitin 2014 të cilat vazhdojnë deri në ditët e sotme nëpër disa mediume e portale të porositura në Kosovë të cilat si origjinë propagandën e kanë nga Lugina e Preshevës, janë drejtuar ekskluzivisht ndaj meje, janë komplet ta pabazuara dhe inekzistente”, thotë Berisha në shkrimin e tij.

Ai thotë se këto shkrimet siç i quan të porositura mediale kundër tij, janë të motivuara e stimuluara nga qarqe të caktuara jo vetëm për të prekur dhe të cenuar personalitetin e tij si Kryetar i Amëzës së Shqiptarëve në Novi Sad, por kanë dëmtuar edhe imazhin e Shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Serbinë qendrore, posaçërisht në Vojvodinë.

Më poshtë po ju sjellim reagimin e plotë të Demo Berishës:

Demant ndaj disa artikujve të sponzorizuar nga antishqipëtarët vetëm e vetëm për të denigruar emrin tim

Shpifjet denigruese që nga formimi i shoqatës Amëza Shqiptare në Serbi me seli në NoviSad nga një grup entuziast në vitin 2014 të cilat vazhdojnë deri në ditët e sotme nëpër disa mediume e portale të porositura në Kosovë të cilat si origjinë propagandën e kanë nga Lugina e Preshevës, janë drejtuar ekskluzivisht ndaj meje, janë komplet ta pabazuara dhe inekzistente. Unë si kryetar i kësaj organizate që nga fillimi punës jam sulmuar vazhdimisht madje edhe gjatë heshtjes zgjedhore të Këshillit Nacional në Serbi, që sulme të tilla në shtetet demokratike nuk do të bëheshin asnjëherë.

Të gjitha shkrimet e porositura mediale kundër meje e të motivuara e stimuluara nga qarqe të caktuara jo vetëm për të prekur dhe të cenuar personalitetin tim si Kryetar i Amëzës së Shqiptarëve në Novi Sad, por kanë dëmtuar edhe imazhin e Shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Serbinë qendrore, posaçërisht në Vojvodinë.

Unë, Demo Berisha kam qenë në shërbimin ushtarak në ushtrinë Jugosllave, nëpër dyert e së cilës kanë kaluar shumë ushtarë e personalitete shqiptare të Kosovës dhe viseve rreth saj, dhe kjo absolut nuk tregon se unë dhe shqiptarët tjerë kemi qenë kundër popullit tonë. Dihet se në 140 komuna në Serbi jetojnë dhe veprojnë mbi 180.000 shqiptar.

Nëse kam vendos të jetoj në Vojvodinë, konkretisht në Novi Sad është vendim i imi personal ashtu siç kanë vendosur edhe mijëra bashkëvendës tjerë të veprojnë në Serbi apo kudo nëpër botë. Ne veprojmë për të jetuar e jo për të punuar kundër vendlindjes tonë ku thënë sinqerisht një pjesë e madhe e familjes sime jeton dhe vepron në Kosovë.

Unë si një ish – ushtar merrem me organizimin shoqëror në vendin ku jetoj, duke e llogaritur edhe Amëzen e Shqiptareve dhe kandidimin tim në Këshillin Kombëtar Shqipëtar nuk do të thotë se jam i dëmshëm për shqipëtarët në Serbi.

Me punën time dhe me mundësitë e mija kam arritur që pas shumë viteve pune të i organizoj shqipëtarët si komunitet në Vojvodinë e më tutje që nga Dimitrovgradi deri në Hogrosh që të ruajnë gjuhën, zakonet dhe traditën e tyre, madje jam duke u munduar dhe e kam realizuar premtimin duke bërë program në gjuhën shqipe në radio Novi Sad., kam kthyer lajmet në gjuhën shqipe në RTS, kam bërë organizime dhe manifestime kulturore me traditë shqiptare ”Sofra tradicionale e Bajramit” e organizuar në shesh të Novi Sadit.

Nën udhëheqjen time të kësaj organizate jam i vetmi që bëj mbrojtjen dhe zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Serbi.

Serbia si edhe shtetet tjera akoma nuk e ka miratuar ligjin e Lustracionit për t’i hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit gjatë kohës së Millosheviqit dhe vartësve të tij, për ta kuptuar se sa shqiptar kanë qenë të involvur në këto detyra.

Prandaj shkrimet e porositura me shije të dikujt shkaktojnë probleme të thella ku me ato shpifje nuk po e lëndojnë vetëm Demo Berishën, por edhe shumë shqiptarë tjerë që për bukë të gojës janë larguar nga vendlindja, siç janë larguar edhe bashkëvendësit tjerë për në Gjermani, Austri, Zvicër etj. Këto shpifje paraqesin nivelin e ulët të mjerimit tonë intelektual e politik. Madje shpifjet bëhen për ti mbuluar maskarallaqet e tyre që dikur edhe ata vet i kanë thurur lavde Millosheviqit dhe bashkëshortes se tij Mira Markoviqit të ndjekur nga Gjykata e Hagës për krime lufte.

Unë Demo Berisha ju bëj apel të gjithë shqiptarë kudo që veprojnë në botë, nëse kanë ndonjë fakt apo janë në dijeni të ndonjë veprimi destruktiv timin që kam bërë ndaj shqiptarëve, apo që kam qenë anëtar apo organizator i krimeve të luftës në Kosovë të paraqitet e të denoncojnë lirisht kudo që e shohin të arsyeshme si në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, Beograd apo edhe në drejtësinë Ndërkombëtare.

Jam i hapur për bashkëpunim kurdo dhe me gjithkënd. Për çdo veprim timin jam i gatshëm të mbaj përgjegjësi penale e morale.

Gjatë luftës së Kosovës, nuk kam qenë asnjë minutë brenda territorit të Kosovës, dhe të gjitha shkrimet në portale të deritanishme kane qenë vetëm dezinformata.

Unë dhe organizata që e menaxhoj aktualisht jemi duke bërë përpjekje që ti harmonizojmë raportet në mes të shqiptarëve që jetojnë në Serbi dhe popullit serb që jetojmë në Kosovë duke krijuar paqe dhe të bëjmë një jetë civilizuese sikur popujt tjerë nëpër botë.

Është shumë e lehtë me qenë shqiptarë ne Prishtinë e Tiranë, por është pak më ndryshe të jesh shqiptarë në Serbi.

Me respekt

Demo Berisha, Novi Sad

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat