Po përgatitet padi ndaj Marko Gjuriqit

Lajme

Po përgatitet padi ndaj Marko Gjuriqit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 21:54
Marko Gjuriq

Aktivistë të shoqërisë civile nga katër organizatat e qytetit të Preshevës, të cilët ditë më parë paralajmëruan themelimin e Koalicionit për Drejtësi e Barazi, janë duke përgatitur dokumentacionin për të ngritur padi për nxitje të urrejtjes dhe fyerje drejtuesit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Bashkëthemeluesi i këtij koalicioni, Valon Arifi, ka thënë se për dallim nga politikanët shqiptarë atje, aktivistët janë duke vepruar ndaj diskriminimeve që janë duke u bërë.

“Përballja jonë është për barazi mes popujve pa dallim”, ka thënë Arifi, i cili ka shtuar se KDB shumë shpejtë do të hap zyrat e saj në Preshevë e Bujanoc.

Në anën tjetër, Adi Bajrami, drejtues i “Kërko të Drejtën Tënde” është shprehur se ka ardhur koha që zëri i tyre duhet të shtrihet në rajon, përtej folklorizmave të përditshme.

“Ne profesionalisht do të angazhohemi që qytetarët shqiptar në Serbi, të jenë të barabartë me të gjitha komunitetet tjera në këtë shtet”, ka thënë ai.

Përfaqësues zyrtar i KDB-s për çështje juridike dhe drejtues i sesionit të mbrojtjes së qytetarit do të jetë Gani Rashiti i Qendrës për Avokim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat