Vuçiq: Pres takim jashtëzakonisht të vështirë në Berlin

Lajme

Vuçiq: Pres takim jashtëzakonisht të vështirë në Berlin

Nga: F.B Më: 13 prill 2019 Në ora: 17:13
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në intervistë televizionit Pink ka theksuar se “nuk ka fjalë për vazhdim të dialogut përderisa Prishtina nuk heq taksat, duke paralajmëruar se takimi me 29 prill në Berlin do të jetë jashtëzakonisht i vështirë për Serbinë. Në të njëjtën kohë ka hedhur poshtë spekulimet se në atë takim do të nënshkruaj pavarësinë e Kosovës” shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

„Kanë thënë se Vuçiq dhe Brnabiç do të pranojnë pavarësinë e Kosovës. Nuk dua të pranoj asgjë, as atje as askund tjetër...për dallim nga ata që kanë hesht dhe kanë ik në tunele në Bukuresht, kur është shpall pavarësia. Kanë gënjyer se dikush do nënshkruaj diçka atje, ndërsa ata këtë veç e kanë bërë ", tha Vuçiq.

Ai theksoi se nuk ka pasur presione nga presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelar-ja gjermane Angele Merkel, por ka përkujtuar se ambasadori gjerman kohë më parë ka thënë se dialogu mund të vazhdojë pa heqjen e taksës.


„ Kjo nuk është e mundshme, nuk jemi budalla, as nuk do të lejojmë që dikush të mos na llogaris. Nëse nuk jeni në gjendje të respektoni CEFTA-n, marrëveshjen e Brukselit, për çfarë të bisedojmë ", tha ai duke përkujtuar se bashkësia ndërkombëtare është garant duke pyetur a do garantoj nesër.

E imja është vazhdoi ai që të luftoj për paqe edhe stabilitet, për ata nuk flet keq për Thaçin apo Haradinajn, ndonëse do thosha shumëçka për këtë politikë që udhëheqim kemi mbështetjen e serbëve të atjeshëm. Ai tha se kurrë nuk janë përshëndetur me Haradinajn, që e ka pa në Hagë kur ishte në vizitë tek Shesheli dhe në Mynhen kur janë kaluar delegacionet.

“Po tentojnë të barazojnë holokaustin me vuajtjet e shqiptarëve. Kjo nuk do të thotë se përqeshi viktimat shqiptare, sepse këtë nuk e bëjë kurrë, sepse e dij se ka pasur, por ajo që bëjnë duke ndaluar mendimin ndryshe dhe të hestin viktimat serbe nuk ka kuptim “, tha Vuçiq.

Ata kanë shfrytëzuar “trikun” për 20 mijë shqiptare të dhunuara, kur kanë sjell ligjin për ndihmë financiare janë paraqitur vetëm 250 gra.

Ai përsëriti se nuk i frikësohet presionit, sepse dikush punon që të mbetet më gjatë në pushtet, ndërsa dikush të mbetet i shkruar në histori, duke shtuar se kjo e dyta nuk i intereson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat