Vuçiq merret me Kosovën: Hiqni taksën që të vazhdojë dialogu! - Bota Sot
Vuçiq merret me Kosovën: Hiqni taksën që të vazhdojë dialogu!

Lajme

Vuçiq merret me Kosovën: Hiqni taksën që të vazhdojë dialogu!

Më: 14 prill 2019 Në ora: 08:58
Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq ka përsëritur sot se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, përsa kohë Prishtina nuk e tërheq taksën.

Takimi i Berlinit në 29 prill do të jetë jashtëzakonisht i vështirë për Serbinë, ka thënë Presidenti serb, i cili hodhi poshtë spekulimet e opozitës serbe se në kryeqytetin gjerman ai ka ndërmend të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Thanë se Vuçiq dhe Bërnabiç do ta njohin Kosovën e pavarur. Unë nuk do të pranoj asgjë atje, apo kudo tjetër… Ndryshe nga ata që heshtën dhe ia mbathën tuneleve për në Bukuresht kur u shpall pavarësia”, deklaroi Vuçiç për një televizion vendas.

Kreu i shtetit serb theksoi se nuk ka pasur presione nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por kujtoi se si kohët e fundit ambasadori gjerman ka përsëritur se dialogu duhet të vazhdojë pa heqjen e taksës.

“Kjo nuk mund të ndodhë, nuk jemi budallenj dhe nuk lejojmë që dikush të na nënvlerësojë”, shtoi ai.

Përpara takimit të Berlinit, retorika politike Beograd-Prishtinë u ashpërsua ndjeshëm e shkas për grindjen u bë Masakra e Reçakut, të cilën Vuçiq e cilësoi si trillim të shqiptarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...