Ende pa u asfaltuar rruga Drenas-Skenderaj, prishet asfalti

Lajme

Ende pa u asfaltuar rruga Drenas-Skenderaj, prishet asfalti

Nga: N.Sh Më: 15 prill 2019 Në ora: 12:14
Aasfalti në rrugën Drenas-Skenderaj

Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka ka publikuar disa fotografi të rrugës Drenas-Skenderaj, rrugë kjo e cila ende pa u asfaltuar komplet ka filluar të prishet.

Zeka, thotë se kjo është turp.

“Ka edhe ma keq se sa në Çabiq

E denoncova asfaltin sikur petë laknori ne Çabiq të Klinës. Po tash shikojeni turpin e rrugës Drenas -Skenderaj. Hala pa u leshu rruga, shikojeni se si duket. Krejt kjo rruge është bërë terror psikologjik për këtë anë...”, shkruan Zeka në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat