Politikani serb "gozhdon" Sheshelin gjatë një debati televiziv - Bota Sot
Politikani serb "gozhdon" Sheshelin gjatë një debati televiziv

Lajme

Politikani serb "gozhdon" Sheshelin gjatë një debati televiziv

Më: 15 prill 2019 Në ora: 12:20
Çedomir Jovanoviq

Lideri i partisë demokratike liberale serbe, Çedomir Jovanoviq, është përplasur ashpër me Sheshelin.

Ai ka thënë se Sheshelit po i jepet rëndësi që nuk e meriton.

Mirëpo, debati eskaloi kur Çedomir Jovanoviq tha se po të ishte Sheshel i rëndësishëm për Hagën, nuk do ta lironin në atë mënyre komike, me shpjegimin “se është më mirë të vdisni në Serbi se në Hagë”, Shesheli tha “se tani ka ndërruar mendje dhe se nuk do të vdesë nga inati”.

Kurse, debati u nxeh edhe kur u përmend edhe kryeministri i vrarë i Serbisë Zoran Gjingjiq, e Shesheli u shpreh se atë e kishte dënuar zoti pasi kishte dorëzuar Milosheviqin.

Ku reagoi Jovanoviq me “Mos flisni marrëzira”. Pjesëmarrës në debat ishte edhe vëllai i të dënuarit për krime lufte, Radovan Karagjiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...