Tmerrohen mediat serbe: Veteranët e “Oluje(stuhisë)” stërvisin shqiptarët!

Lajme

Tmerrohen mediat serbe: Veteranët e “Oluje(stuhisë)” stërvisin shqiptarët!

Nga: F.B Më: 16 prill 2019 Në ora: 10:15
FSK

Kroatët po stërvitin oficerët e Ushtrisë së Kosovës. Përvoja e tyre iu intereson Prishtinës për shkak të synimit për nënshtrimin e veriut të krahinës. Ata arrijnë nga Mali i Zi, ndërsa NATO “mbyll sytë”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Veteranët kroatë që kanë marr pjesë në përndjekjen e mbi 250 mijë serbëve të Krainës në Kroaci, gjatë aksionit kriminel “Oluja (stuhia)” po stërvitin oficerët e Ushtrisë së Kosovës, ndërsa tek krahina jonë jugore arrijnë përmes Malit të Zi dhe me hështjen e NATO-së.

Deri te këto të dhëna është arritur nga kundër-zbuluesit serbë dhe në këtë rekrutim të mbrojtësve mësohet nga operativët është kyçur edhe vetë gjenerali kroat Ante Gotovina që ushtarakisht ka kryer spastrimin më të madh etnik në Evropë pas luftës së dytë botërore.

Image

Sipas njoftimet veteranët kroat e bartin përvojën për aksione rrufe, taktikës në zonat kryengritëse. Ky angazhim si parashikohet nuk ka mundur të kaloj pa marrëveshjen politike mes Thaçit e Gjukanoviqit, ndërsa përmban rrezik të madh të sigurisë në aspiratat e Prishtinës që të nënshtroj veriun dhe “përmbyll” sovranitetin.

Është interesant roli i palës kroate dhe Gotovinës, pasi i gjithë operacioni ka kaluar në terrenin e veteranëve, që nëse ajo shkatërrohet, atëherë Zagrebi të “nxirret” se nuk ka asnjë ndikim as lidhje me ushtrinë zyrtare, ndonëse dihet se Gotovina është në lidhje të ngushtë me pushtetin.

Ljuban Karan, ish-oficer i KOS, thotë se ka një lidhje të fuqishme mes veteranëve kroat dhe atyre shqiptar, sepse gjatë luftës në Kroaci ushtarët e atëhershëm janë stërvitur nga instruktorët amerikane që po ashtu kanë stërvitur luftëtarët shqiptarë:

“Një nume ri konsiderueshëm i shqiptarëve ka luftuar në  radhët e kroatëve dhe lidhjet janë ruajtur. Përvoja e oficerëve kroat nga "Oluje(stuhia)" dhe "Bljeska(rrufeja)" janë interesante për shqiptarët në Kosovë planifikojnë aksione të ngjashme në veri të Kosovës.

Image

Karan thotë se përveç stërvitjes ushtarake, kroatët mund të ofrojnë një lojë recete për eksodin e qetë përmes presionit në serbë që të braktisin krahinën dhe frikësimin për kthim.

Strukturat kundër-zbuluese serbe ka kohë që posedojnë informata për stërvitjen e pjesëtarëve të FSK-së që bëhet në bazën “Film City” në Prishtinë në “Pomazatin” afër Fushë Kosovës nën mbështetjen logjistike të Amerikës.

Qëllimi është përgatitja me emrin e koduar”Shtiza e artë”që nënkupton marrjen efikase të veriut dhe përmbylljen e “sovranitetit” dhe vendosjen e pushtetit në të gjithë territorin e krahinës. Serbët nga veriu do shkëputeshin nga Serbia qendrore që do ngjallte panik dhe defetizëm dhe braktisje të territorit.

Në realizimin e këtij aksioni oficerëve të FSK-së do iu ishte e domosdoshme përvoja e Gotovinës dhe luftëtarëve kroat, nga aksionet pro edhe lufta. Pasi ai ka marr pjesë edhe në shumë tyra tjera të luftës anekënd botës, ndërsa në vitin 1991 është kthyer në Kroaci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat