Vuçiq flet për takimin e Berlinit, ku do të takohet me përfaqësuesit e Kosovës

Lajme

Vuçiq flet për takimin e Berlinit, ku do të takohet me përfaqësuesit e Kosovës

Nga: F.B Më: 16 prill 2019 Në ora: 10:19
Aleksandar Vuçiq

Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar në prag të takimit dhe bisedimeve me përfaqësuesit shqiptar të Kosovës në Berlin me iniciativën e Francës dhe Gjermanisë se, " bisedimet nuk kanë asnjë lidhje me asnjë zgjidhje për Kosovën ", por atje tema e takimit do jenë taksat dhe vazhdimi eventual i dialogut me Prishtinën, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”. 

Vuçiq e tha këtë sot për “Alo” duke shtuar " se asnjë zgjidhje nuk është afër " kur bëhet fjalë për Kosovën. 

"Priten bisedime të rënda me përfaqësuesit shqiptar, nuk do të jetë lehtë as me Merkel dhe Makron, por kjo nuk ka të bëjë me ndonjë zgjidhje për Kosovën. Atje do bisedohet për taksat dhe nëse do ketë vazhdim të dialogut. Nuk ka asnjë zgjidhje në dukje. Kjo është një gënjeshtër në të cilën nuk do ndalesha ", tha Vupiq. 

Ai theksoi se së “shpejti” në Kuvendin e Serbisë do të debatohet për Kosovën. 

Duke folur për tubimin "Ndal dhunës " që do mbahet të premten me 19 prill bë Beograd në vazhdim të fushatës "Ardhmëria e Serbisë ", Vuçiq ka vlerësuar se më e rëndësishmja është që nga ai tubim të dërgohet porosia për domosdoshmërinë e " bashkimit të Serbisë ". 

Vuçiq shtoi se në atë tubim do të flas ministri i jashtëm hungarez Peter Siarto që siç theksoi, "posaçërisht është me rëndësi pas deklaratave fyese ndaj hungarezëve që janë dëgjuar nga goja e Sergej Trifunoviç dhe heshtjen e zëshme të partnerëve opozitarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat