BBC transmeton intervistën e gruas së Millosheviçit

Lajme

BBC transmeton intervistën e gruas së Millosheviçit

Më: 16 prill 2019 Në ora: 10:56
Mira Markoviç

Mira Markoviç, bashkëshortja e ish-liderit të Jugosllavisë, kasapit Slobodan Miloseviç, ka vdekur ditë më parë në Rusi në moshën 76-vjeçare.

Në vitin 2001, gazetari i BBC, Tim Sebastian në emisionin “HARDtalk” e intervistoi atë në Beograd ndërkohë që burri i saj priste gjykimin për krime lufte në Hage.

Markoviç gjithnjë e mbrojti me forcë Millosheviçin dhe në mënyrë të përsëritur fajësonte shtetet perëndimore për 10 vjet gjakderdhje në luftërat ballkanike.

Mira Markoviç ka vdekur të dielën në moshën 76-vjeçare në Rusi.

Mirëpo, ajo që habit është fakti se BBC ka vendosur që të njëjtën intervistë ta përsërisë sot, në një kohë kur e gjithë vëmendja e mediave botërore është tek djegia e katedrales Notre Dame.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat